LIGJËRATË JAVORE NË LUBETEN

Më 3 mars 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e dhjetë javore në xhaminë “Haxhi Imer” të fshatit Lubeten.
Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të kësaj ane, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve.
Hatibi i xhamisë Nimet ef. Aliu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Rasim ef. Ademi, imam dhe hatib në xhaminë “Karshiaka” të fshatit Batincë.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Rasim ef. Ademi trajtoi temën “Zemërbutësia në islam”.