Më 13 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e katërt javore në xhaminë “Dudije” në Rashçe.
Hatibi i kësaj xhamie Emran ef. Hoxha shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, hoxhën Shefket ef. Baftjari, imam dhe hatib në xhaminë “Neda” në Haraçinë.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Shefket ef. Baftjari trajtoi temën “Vetëllogaria dhe mbikqyrja”.