LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT BUKOVIQ

Më 10 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e shtatë javore në xhaminë “En Nur” të fshatit Bukoviq.
Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati në fjalën e tij të rastit përshëndeti xhematlinjtë e pranishëm dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Ibraim ef. Ibraimi, hatib në xhaminë me dy minare në Vizbeg.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Ibraim ef. Ibraimi trajtoi temën “Turpi dhe islami”.