LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË

Më 20 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e pestë javore në xhaminë e fshatit Cvetovë.
Hatibi i kësaj xhamie Sulejman Bektesh shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e kësaj nate, hoxhën dr. Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë “Kasim Beu” në Shkup.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, për nder të xhematit që flasin gjuhën maqedone, ligjëruesi dr. Amel ef. Kurtishi trajtoi temën “Amanetet e besimtarit” në gjuhën e tyre.