LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 3 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e gjashtë javore në xhaminë e fshatit Straçincë.
Hatibi i kësaj xhamie Amir Mamuti shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Muharem ef. Ismaili, hatib në xhaminë “Isa Beu” në Shkup.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Muharem ef. Ismaili trajtoi temën “Obligimet e besimtarit ndaj besimtarit”.