Më 24 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e nëntë javore në xhaminë “Karshiaka” të fshatit Batincë.
Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të karshiakës, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Hatibi i xhamisë Rasim ef. Ademi u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Nexhati ef. Ameti, imam dhe hatib në fshatin Gllumovë.
Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Nexhati ef. Ameti trajtoi temën “Dashuria ndaj Allahut”.