LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË NEDA – HARAÇINË

Më 6 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup realizoi ligjëratën e tretë javore në xhaminë “Neda” në Haraçinë.
 
Hatibi i kësaj xhamie Shefket ef. Bafqari shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Ali ef. Ziberi, imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë.
Ali ef. Ziberi para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm foli mbi vlerën e devotshmërisë.