Më 25 janar 2024, pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi me ciklin e ligjëratave mujore në xhaminë “Mehmed ef. Sadik” – Vizbeg.
Hatibi i kësaj xhamie h. Xhevahir ef. Kamberi, shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës mujore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Samedin ef. Ismailii, hatib në xhaminë e “Haxhi Isen dhe Feta” – Luboten.
H. Samedin ef. Ismaili para hoxhallarëve dhe xhematit të mrekullueshëm foli mbi temën; “Stacionet e pastrimit të mëkateve”.