Më 17 shkurt 2023 në përkujtim të natës së Israsë dhe Miraxhit, Myftinia e BFI – Shkup, në xhaminë “Ebu Bekër Es Siddik” – Butel, organizoi ligjëratë javore dhe manifestim të kësaj nate.

Mysafirët e këtij manifestimi u mirëpritën nga hatibi Abaz Memed, imami Blerim Limani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të kësaj lagje. Abaz efendiu shprehu falenderimet për përzgjedhjen e kësaj xhamie për manifestimin e kësaj nate.
Në një atmosferë shpirtërore, para kolegëve hoxhallarë dhe xhematlinjëve të pranishëm, mesazhet e Israsë dhe Miraxhit i përcolli hoxha Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim në fshatin Llokë – Saraj.
Përskaj ligjëratës, këtë manifestim e begatuan edhe zërat e bukur të interpretuesve të ilahive të udhëhequr nga hfz. Fatih Derdiyok.
