Më 17 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi manifestim qendror në xhaminë “Mustafa Pasha” në përmbyllje të kërkimit të Natës së Kadrit.
Në programin e begatë me Kuran, ilahi dhe këshilla morën pjesë një numër i madh i xhematlinjëve që stërmbushën xhaminë dhe oborrin e saj.
Fillimisht hfz. Xhemail ef. Nuhiju këndoi një ashere dhe më pas vazhduan me ilahi së bashku me hfz. Fatih Derdiyok dhe Furkan Jahja.
Në namazin e teravisë xhematin e udhëhoqën hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe Fatih Derdiyok.
Në këtë mbrëmje, xhematlinjëve të pranishëm me këshillat e tyre iu drejtuan atasheu për çëtje fretare në ambasadën e Turqisë Mustafa Bodur, hatibi i kësaj xhamie Abdusamed Zekiri, shefi i kabinetit të Resiul ulemasë dr. Abdulkerim Iseni.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili ftoi besimtarët që të falin njëri tjetrin ahstu siç Allahu i Madhëruar i fal besimtarët.