Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me paralelen e vajzave të Medresesë Isa Beu realizuan program fetarë kushtuar Israsë dhe Miraxhit.
Fjalë përshëndetëse në emër të drejtorit të Medresesë Isa Beu, pati kordinatorja e Medresesë, mr. Nurten Shehi Sakipi, në fjalën e saj falenderoi Myftininë e Shkupit për bashkëpunimin, ua uroi natën e Israsë dhe Miraxhit, me lutje që çdo natë në jetën e tyre të jetë Miraxh.
Programi u zbukurua me performancen e korrit të Medresë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi.
Këtë manifestim e begatuan edhe prezenca e profesoreshave të Medresesë, mualimet që veprojnë në kuadër të Myftinisë dhe nxënëset e Medresesë Isa Beu.