MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI

Të enjten, më 13 janar 2022, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili mirëpriti, znj. Malvina Alili dhe bashkëshortin e saj, z. Ramazan Alili.
Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj.
Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.
“Lusim All-llahun e madhëruar që t’u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t’i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr.Qenan ef. Ismaili