Më datë 14 dhjetor 2021, e martë, u mbajt mbledhja e 17- të me anëtarët e Myftinisë së Shkupit ku pas diskutimit bazuar në rendin e ditës dolën këto konkluza:
– Pas vizitës së drejtorit të Drejtorisë së Vakfit të Republikës së Turqisë z. Burhan Ersoj në Shkup, mirret përsipër restaurimi i tri xhamive edhe atë:
Xhamia e Jahja Pashës (me prioritet përshkak të rrezikshmërisë nga çarjet në mure), Xhamia e Isa Beut dhe Xhamia e Haxhi Ballabanit.
– BFI dhe Myftinia e Shkupit luajti një rol të rëndësishëm bazuar në kompetencat e veta me rastin e tragjedisë në Bullgari
– Bazuar në këshillin iniciativ vazhdojnë punimet në xhaminë e lagjes Xhon Kenedi – Çair.
– Myftinia e Shkupit distancohet nga hoxhallarët të cilët në mënyrë direkte apo indirekte ishin pjesë e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, përgjegjësia morale dhe para Zotit ngelet mbi ata.
– Ka filluar procesi për përgatitjen e ID kartelave për nëpunësit fetarë me afat katër vjeçar
– Shlyhet borxhi ndaj EVN për fshatin Seta Petkë në vlerë prej 8000 euro, për të njëjtën një donator dhuroi 3000 euro ndërsa pjesën tjetër e mbuloi xhemati i xhamisë.
– Myftinia e Shkupit filloi me përgatitjen e librit të Texhvidit për mektebet e Shkupit
– Në afat prej tre muajve nga Myftinia e Shkupit u shpërndanë 210 Kurana për mektebe
– Myftinia e Shkupit dorëzoi autorizime imamëve:
Sead ef. Jashari – xhamia e Dëshmorëve,
Ismet ef. Osmani – xhamia në f. Koliçan i Poshtëm,
Bajram ef. Sali – xhamia në f. Inxhikovë,
Elvir ef. Tutiq – xhamia në f. Konjare e Poshtme,
Miftar ef. Islami – xhamia Me Dy Minare Vizbeg.
– Me pagesën e 7042 euro tatim ndaj qytetit të Shkupit, toka pranë xhamisë së Hatunxhukut veçmë kaloi në pronësi të Vakëfit
– Myftinia e Shkupit pas emërimit të hatibit në xhaminë e fshatit Semenisht i Epërm mori përsipër që të mbulojë harxhimet e hatibit
– Në mënyrë tabelare u paraqit sasia e të hollave nga xhamitë që tubuan mjete financiare për Mersim Ziberi – Llaskarcë në vlerë prej 5220 euro dhe për QEK të Myftinisë së Manastirit në vlerë prej 7125 euro
– Në koordinim me këshillin e xhamisë së Dëshmorëve në Haraçinë, në vlerë prej 199.000 den (3240 euro) blihet stazhi i 9.5 viteve për hoxhën Daut ef. Bajrami, i cili tani gjithsej ka 17 vite stazh
– Në koordinim me këshillin e Xhamisë së Re të Çairit në vlerë prej 186.000 den (3025 euro) blihet stazhi i 9.5 viteve për hoxhën Sadush ef. Tahiri i cili tani gjithsej ka 13 vite stazh (dallimi i vogël në pagesë është përshkak të periudhës kohore – viteve që mungojnë).
– Myftinia e Shkupit dhuron 61 Kurana për refugjatët nëpër kampe të qëndrimit.
– Bazuar në procesverbalet e këshilleve të xhamive Myftinia e Shkupit miratoi propozim – emrat për xhamitë:
Haxhi Shefkova Xhamija – f. Zelenikovë,
Xhamia “Dëshmorët” – f. Malinë,
Xhamia e Bllacës – f. Bllacë,
Xhamia “Reshadije” – f. Seta Petkë,
Xhamia “Ali Efendiu” – xhamia e vjetër në f. Luboten,
Xhamia “Haxhi Isen dhe Feta” – Xhamia me Dy Minare në f. Luboten,
Xhamia Vorcë – f. Vorcë,
Xhamia “Mexhitlije” – f. Jabollcë,
Xhamia “Ikre” – Xhamia e Tretë, Saraj,
Xhamia “Mezin Saiti” – fshati Arnaqi e Epërme dhe
Xhamia “Hafiz Xhavit Efendi Ibrahimi” – xhamia e re Studeniçan.
– U fromua komisioni zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve për Këshille të xhamive, Anëtarë të Myftinisë dhe Anëtarë të Kuvendit të BFI-së në përbërje:
Mr. Nexhmi Ferati (sekretar pranë Myftinisë) – kryetar i Komisionit;
Arment Halimi (jurist pranë Myftinisë) – anëtar i komisionit; dhe
Nevzat Ameti (anëtar i Këshillit të Myftinisë) – anëtar i komisionit.