Sot, më 28 qershor 2021 (e hënë), në prani të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u realizua me sukses mbledhja e rregullt me anëtarët e Myftinisë, ku u diskutuan aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre dy muajve, e në veçanti u raportuan aktivitetet e zhvilluara gjatë Ramazanit dhe aktivitetet tjera para anëtarëve që prezentuan në këtë mbledhje.
Mbledhja u hap me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hfz. Adnan ef. Kadriu.
Në fillim, Myftiu ofroi raport të dejtajuar mbi Ramazanin 2021; aktivitetet e zhvilluara në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit, programi ditor i Ramazanit, ligjeratat javore, programet fetare kushtuar Ditëve dhe Netëve të dalluara etj.
Në hapsirën e dhënë për diksutim, të gjithë anëtarët e Myftinisë, pa përjashtim, e kanë vlerësuar me shumë pozitivitet punën e përgjithshme të stafit operativ gjatë muajit të Ramazanit.
Më pas, u diskutuan aktivitetet e realziuara gjatë periudhës dymujore, ku u dha vlerësim mbi arritjet dhe punën e realizuar në gjitha sektoret e Myftinisë. Si pikë e fundit që u zhvillua ishte “Kurbani 2021” – aktivitet ky, që kërkon një organizim më të gjërë dhe angazhim serioz.Në këtë çështje, u dhanë propozime dhe ide mbi mënyrën e organizimit, të si propozim do të përcillen në mbledhjen e Rijasetit të BFI – së.
Krejt në fund, mbledhja u përmbyll me fjalën e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili i cili vlerësoi lartë përpjekjen e anëtarëve në çdo punë të realizuar, punën e palodhshme të referentëve të Myftinisë dhe punën e vazhdueshme të hoxhallarëve dhe këshilltarëve të xhemateve që veprojnë nëpër gjitha xhamitë e rajoneve të Myftinisë së Shkupit, me lutjen që All-llahu t’i shpërblejë me mirësitë e tij të pakufishme!