MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 16 nëntor (e hënë), nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinisë së Shkupit kushtuar aktiviteteve të realizuara brenda periudhës tremujore nga mbledhja e fundit deri më sot.

Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes, lexoi vendimet e mbledhjes së fundit (e mbajtur më 13 gusht 2020), njëkohësisht kërkoi miratimin e procesverbalit.
Në pikën e radhës të rendit të ditës Myftiu informoi të pranishmit për aktivitetet e realizuara deri më tani bazuar në planin njëvjeçar të këtij viti.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Myftiu shpalosi aktivitetet që planifikohen të realizohen deri në fund të këtij viti.
Si pikë e radhës e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Rijasetin e BFI-së dhe organizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kreut të institucionit.
Myftiu i njoftoi të pranishmit për zhvillimet e fundit me ç’rast dha hapësirë që ti shprehin dhe mendimet e tyre.
Në këtë hapësirë të shprehjes së mendimeve, të gjithë anëtarët, njëzëri propozuan që, Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili, të kandidohet për kryetar në këto zgjedhje.
Myftiu falenderoi të pranishmit për konsideratën dhe para anëtarëve e bëri të ditur se ka vendosur që të mos kandidohet duke theksuar se mbigjitha, më e rëndësishme se ballafaqimi për postin e të parit të BFI-së , në këto rrethana, përparësi ka: shërbimi, uniteti dhe fryma e bashkëpunimit brenda këtij insitucioni më të lashtë fetar të myslimanëve të vendit tonë.

Të gjithë të pranishmit, unanimisht, u pajtuan që Myftiu t’ia beson votën e tij kandidatit për të cilin ai mendon se do të jetë më i duhuri, për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.