Me 12 shkurt 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të dhejtën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës.
Pas miratimit u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Myftiu shpalosi një nga një aktivitetet mes dy mbledhjeve dhe hollësisht u elaboruan të gjitha. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës Anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:

Gjatë kësaj periudhe nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz morën:

hfz. Muhamet Ameti

hfz. Merdije Abdi

hfz. Ebrar Dalip

hfz. Anesa Bislimova

Me autorizime u pajisën;

Muslim ef. Alija– imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Mehmet Kebir Çelebi” në Shkup

Bilal ef. Ibish – hatib në xhaminë “Murat Pasha” në Shkup

hfz. Numan ef. Selami– Imam në xhaminë “Murat Pasha” në Shkup

hfz. Jusuf ef. Alievski – imam në xhaminë “Murat Pasha” në Shkup

Muhamet ef. Alili – imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë

Garip ef. Duraku – imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Qendrore” në Kopanicë

Sali Kamberi – muezin në xhaminë e “fshatit Radushë”

Abdulhakim Ali – muezin në xhaminë “Mehmet Kebir Çelebi” në Shkup

Me dekrete u pajisën (të paraqitur në fondin për sigurim shëndetësor);

Furkan ef. Jahja – imam në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup

Elez ef. Aliu – imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Omer ibn Abdulaziz” në Hasanbeg

Qëndrim ef. Jasharu – hatib në xhaminë “Jahja Pasha” në Shkup

Pas daljes së numrit të 4 të revistës për fëmijë “Hënëza”, numri i abonentëve arriti në 120.

Gjatë këtij muaji nëpër mekebe u shpërndanë 219 Mus’hafa.

U miratua projekti i Ramazanit 2024 që në vehte ngërthen;

Bilborda dhe Banderola

Radio dhe Tv Emisione

Iftare për shtresat e ndryshme shoqërore

Mbrëmje Kur’anore

Manifestime për ditë dhe netë të dalluara

Manifestime dedikuar gjinisë femërore dhe shumë aktivitete tjera

U miratuan vendimet e Ramazanit 2024