Sot, 21 prill 2020, (e martë), u realizua mbledhja e rregullt me anetarët e Myftinise së Shkupit kushtuar aktiviteteve të Ramazanit të sivjetme 2020.
Myftiiu Dr.Qenan ef. Ismaili në fillim të mbledhjes paraqiti sfidat të cilat e kanë shoqëruar Myftininë e Shkupit në aktivitetet e realizuara brenda kësaj periudhe dhe më pas u koncentrua më tepër planin e aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit duke iu pershtatur kushteve të jashtëzakonshme, sipas vendimeve te marra nga Rijaseti i BFI-së dhe masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19.
Nga pikat e rendit të ditës që u diskutuan në këtë mbledhje, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili kryesisht theks të veçantë i dha projektit të Ramazanit, ku shpalosi në detaje planin para anëtarëve të pranishëm duke kërkuar njkohësisht dhe sugjerimet dhe miratimin e propozimeve të përbashkëta.
Ndër pikat që u diskutuan ishin:
Programi ditor i përgatitur enkas për muajin e bekuar të Ramazanit që do të percillet online ne faqen zyrtare te Myftinisë.
Si cështje e radhës, që u diskutua në këte takim ishte forma e organizimit të xhamive dhe kujdestaria qe do të mbahet nga nepunësit fetarë nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Myftinisë, me qëllim që të mbetemi në shërbim të besimtarëve dhe tu përgjigjemi kërkesave të tyre përgjatë ketij muaji.
Përgjatë kësaj mbledhje, u shtruan për diskutim edhe shumë çështje të tjera ku anëtaret dhanë të gjitha sugjerimet e tyre për organizimin sa më të mirë të aktiviteteve kushtuar Ramazanit.
Më pas, u sollën dhe vendimet e Myftinise së Shkupit përkitazi me propozimet qe u dhanë në gjitha pikat e rendit te dites kushtuar Ramazanit, te njejtat do të publikohen në faqen zyrtere.
Në fund të kësaj mbledhje, Myftiu falenderoi të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre, duke pohuar punën e palodhshme të stafit te Myftinise në organizimin e aktiviteteve kushtuar Ramazanit 2020, ku mes tjerash tha: Lusim All-llahun që të na japë shëndet e fuqi që ta presim e shijojmë këtë muaj te Bekuar, muaj të faljes e shpërblimeve të mëdha me adhurime dhe agjërim të pranuar!
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup