MBLEDHJA E VIII – TË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Sot, 10 tetor 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të tetën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës.
Pas miratimit të rendit të ditës, u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Myftiu shpalosi një nga një aktivitetet mes dy mbledhjeve dhe hollësisht u elaboruan të gjitha. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës, anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:
✅Kostoja e restaurimit të Qendrës për Kulturë dhe Arsim “Bezisten” ishte 114.256 euro, prej të cilave nga buxheti i Myftinisë u ndanë 83.560 euro ndërsa nga donatori 30.400 euro.
Në këtë qendër vepron edhe Instituti i Hifzit për vajza dhe revista për fëmijë Hënëza .
✅ Gjatë kësaj periudhe nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz morën:
🔹Sead Ferati
🔹Dijar Ibrahimi
🔹Anesa Bajrami
🔹Jusuf Asani
🔹Furkan Xhemaili
🔹Jusuf Alijevski
✅Me autorizime për nëpunës fetarë u pajisën:
🔹Adni Hasa – imam në mesxhidin “Mëshira” në Fushë Tophanë,
🔹Merita Memedi – mualime në xhaminë “Dëshmorët” në Hasanbeg,
🔹Nurihan Hirdo – mualime në xhaminë e Inxhikovës,
🔹Vildan Kaloshi – mualime në xhaminë “Haxhi Nazif”, rrugës së Rashtakut,
🔹Rejhane Hoxha – mualime në xhaminë “Dudije” në Rashçe,
🔹Shefket Memeti – imam në mesxhidin “Es Sabër” në Gjorçe Petrov,
🔹Kadrije Sulejman dhe Husnije Kurtullush – muhafize në Institutin e Hifzit për vajza “Bezisten”,
🔹Aziz Memishi – imam në xhaminë “Othman ibn Affan” në Vizbeg.
✅ Myftinia e Shkupit për vakëfin në lagjen Gazi Babë nga buxheti i vet ndau 20.000 euro.
✅ Nga ana e Myftinisë, nxënësve të mektebeve iu shpërndanë 512 Mus’hafa.
✅ Pas vlerësimit të komisionit, në 21 ceromoni të hatmeve me certifikata u pajisën 357 nxënës të shkallës së parë, 41 të shkallës së dytë dhe 9 të shkallës së tretë.
✅Përshkak të kërkesës dhe nevojës së mektebeve u ribotuan “ElifBaja” dhe “Ilmihali” në gjuhën shqipe.
✅U diskutua shqetësimi për faturat e “mbeturinave” të xhamive kundrejt Higjienës Komunale.
✅U diskutua shqetësimi i mospagimit të faturave të shërbimeve në Teatrin për Fëmijë në Çarshi.
✅Gjithësej kurbana të dorëzuara në Myftininë e Shkupit për vitin 2023 ishin 827, ndërsa u shpërndanë 1310 pako me mish. Në detaje u paraqitën vërejtjet dhe anët pozitive të ecurisë së therrjes dhe shpërdarjes.
✅Në detaje u raportua për Haxhin dhe rezultatet e pyetësorit. Vlenë të theksohet se së bashku me udhëheqësit, Myftinia e Shkupit ka patur 459 haxhinjë.
✅Me sukses u realizuan Netët Kulturore Islame dhe eskurzioni me garuesit në Strugë dhe Ohër.
✅Java e Lindjes së Muhamedit a.s u manifestua me pesë programe në xhami dhe rajone të ndryshme.
✅Lartë u vlerësua organizimi i Seminarit “Vetëdija Institucionale dhe forca e bashkëpunimit” realizuar në Sarajevë me 124 nëpunës fetarë.
✅Lartë u vlerësua seminari “Mektebi, Nëna e edukimit” me mualimet e Myftinisë së Shkupit realizuar në Kodrën e Diellit – Tetovë.
✅Me sukses u realizua eskurzioni me rreth 1700 nxënës të mektebeve në QRS – Saraj.
✅U raportua për harxhimet dhe përkrahjen nga donatorët për realizimin e projekteve të Myftinisë së Shkupit.
✅U raportua në detaje për fondin e xhamiave të rrezikuara, që kësaj radhe kap totalin 10.207 euro. Më poshtë në foto ju paraqesim pasqyrën e plotë të këtij aksioni.
May be an image of 4 people and text