MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 18 mars 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi me sukses mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse në të cilën Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili raportoi për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm (2023/1444).
Në këtë mbledhje, para të pranishmëve Myftiu paraqiti raport të detajuar për vitin 2022, aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta. Ai më tej i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura të Myftinisë së Shkupit, mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në të gjitha xhamitë e territorit të qytetit të Shkupit.
Me këtë rast Myftiu dekoroi me “MIRËNJOHJE” imamët që vitin e kaluar dolën në pension: Selajdin ef. Murseli dhe hfz. Femi Nuhiju në shenjë falenderimi dhe respekti për kontributin e tyre në shërbim të islamit me lujte që All-llahu xh.sh., kontributin e dhënë t’ua kompensojë me mirësitë e kësaj bote dhe të Ahiretit!

Në fund, u bë shpërndarja e imsakijes, vendimeve të Ramazanit 2023 në shqip, maqedonisht dhe turqisht, Ditari i ramazanit për fëmijë dhe revista për fëmijë “Hënëza”.
Myftinia e BFI – Shkup është mirënjohëse dhe vlerëson angazhimin e të gjithë hoxhallarëve dhe mutevelive të këshilleve të xhamive të të gjitha rajoneve që treguan respekt, me prezencën e tyre në këtë mbledhje, krahas obligimeve dhe angazhimeve të tyre.