Më 5 mars 2023, në prag të Ramazanit u realizua Mbrëmje Kur’anore në xhaminë e Re në Çair.
Këtë program e begatuan hafëzllarët
Hfz. Xhemail ef. Nuhiju nga Shkupi,
Hfz. Mujdin ef. Limani nga Tetova,
Hfz. Egzon ef. Ibrahimi nga Kosova dhe
Hfz. Fatih Derdiyok nga Turqia.
Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi i xhamisë Sadush ef. Tairi kurse me fjalë rasti xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Mbrëmja e sontme u përmbyll me duanë e bërë nga hfz. Ramadan Ramadani nga Tetova.