MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË

Me 24 shkurt 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbrëmje Kur’anore në prag të muajit të bekuar të Ramazanit me hafizlerët e mirënjohur ndërkombëtarisht.
Këtë natë e begatuan hafizlerët;
Hfz. Eljesa ef. Asani, përgjegjës i institutit të hifzit në Gostivar; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë “Hafiz Ismail efendiu”.
Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Besar ef. Ilazi i cili falenderoi Myftininë e Shkupit për përzgjedhjen e xhamisë së Bojanës në këtë natë të Beratit, ndërsa fjalë rasti para xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Në fund, këshilli i xhamisë kishte organizuar koktel për të gjithë pjesëmarrësit.