Më 1 janar 2024, në këtë fillim viti Myftinia e BFI-së Shkup në koordinim me atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, realizoi mbrëmje Kur’anore me hafizlerët e mirënjohur botërisht.
Begatia e kësaj mbrëmje ishin hafëzlerët; dr. Hfz. Osman ef. Şahin, kryetar i këshilli të kiraetit dhe shqyrtimit të Mus’hafëve të Diyanetit të Turkiyes;
hfz. Rıdvan ef. Akbaş, muezin i xhamisë Ajasofja; hfz. Numan ef. Akbaş, muezin i xhamisë Fenerbahçe;
hfz. Şükrü ef. Asıleren, muezin i xhamisë Ajasofja; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë “Hafiz Ismail efendiu”.
Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Muharem ef. Ismaili, ndërsa fjalë rasti para xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, shprehu kënaqësin e tij që sëbashku me Myftininë e Shkupit sollën këtë atmosferë të bukur të Kuranit Famëlartë.
Mbrëmja e sontme u përmbyll me duanë e atasheut h. Mustafa Bodur.