Më datë 16-18 shtator 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi seminarin treditor me nëpunësit fetar. Në këtë seminar që u zhvillua në Sarajevë ku morën pjesë 124 hoxhallarë kishte për qëllim respektin, afërsinë, bashkëpunimin dhe ngritjen profesionale të tyre.
Seminarin me prezencë e tyre e nderuan sekretari gjeneral i BFI – së h. Irsal ef. Jakupi, myftiu i Ohrit h. Samet ef. Ajdari, myftiu i Kërçovës h. Qamil ef. Rushiti, mytiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, myftiu i Velesit h. Nijazi ef. Murati, myftiu i Prilepit h. Shefket ef. Imeri, myftiu i Resnjes h. Xhunejd ef. Jashar, përfaqësues nga Rijaseti dhe medreseja “Isa Beu”.
Për të trajtuar temat e parapara myftinia si ligjerues ftoi dr.hfz. Elvir Duranović.
Në hapjen e këtij seminari fjalë përshëndetëse kishte sekretari gjeneral i BFI – së h. Irsal ef. Jakupi, kurse duke folur për rëndësinë e temave që po trajtohen, Myftiu mes tjerash theksoi rëndësinë e organizimeve të këtilla dhe vlerat që bartin tek nëpunësit fetar.
Dr.hfz. Elvir Duranović prezantoi dy tema: “Roli i institucionit në shoqëri” dhe “Kultura Institucionale” pas së cilave u zhvillua edhe debati reth temave në fjalë.
Në ditën përmbyllëse të këtij seminari Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili falenderoi të gjithë hoxhallarët për bashkëpunimin gjatë këtij seminari si dhe bëri shpërndarjen e çertifikatave.
Pas plotësimit të pyetësorit të gjithë hoxhallarët pjesmarrës njëzëri u dakorduan se aktiviteti i këtillë bashkon zemrat dhe motivon për angazhim më të madh në shërbim të besimtarëve.
Lutje te All-llahu që të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij seminari t’i shpërblejë me mirësitë e Tij!