MEKTEBI “TUBA” REALIZOI CEREMONINË E DUASË SË HATMES

Më datë 8 shtator 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë Tuba të Fushë Tophanës – komuna Çair.
Haxhere V. Sulooxha dhe Emine Veseli, mualime të nxënëseve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderuan të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni.
Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë.
Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimeve iu ndau libra dhe mirënjohje në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin në fjalë.