Me pikëllim e dhimbje të thellë po ndjekim lajmet mbi tragjedinë që ka kapluar Tetovën si pasojë e një shpërthimi tek spitali modular (Kovid – Qendra).
Sipas burimeve të mediave të vendit, raportohet të ketë mbi dhjetra viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.
Gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi lus All-llahun e Madhëruar që t’i mëshirojë, të lënduarit t’i shërojë, ndërsa familjeve të viktimave t’u japë durim në tejkalimin e kësaj sprove të rëndë!
LUTEMI PËR TETOVËN!
Dr.Qenan ef.Ismaili
Myfti i Shkupit