
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës, të imamit të xhamisë së fshatit Grushinë, Hfz. Abdulmexhid ef. Memeti.
Hfz Abdulmexhidi gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të Islamit, ai gjatë gjithë veprimit të tij, ftoi njerëzit për në namaz në xhaminë e fshatit Grupçin, në Ognjancë e vitet e fundit në Grushinë, si hatib imam e muezin.
Për këtë humbje të madhe, në emër të Myftinisë së Shkupit, hoxhallarëve dhe gjithë ulemave të Shkupit, i shpreh ngushëllimet më të ngrohta familjes Memeti nga fshati Grushinë.
Lusim Allahun e madhërishëm që Hfz. Abdulmexhidin ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme dhe shpirtin e tij ta bashkojë me shpirtrat e Pejgamberëve, të Ulemave dhe të Dëshmorëve që flijuan jetën në shërbim të fjalës së Allahut xh.sh.
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit