MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndërimin jetë të hafizes Nexhmie Abdullai Jashari e lindur më 28.05.1971 në fshatin Hotël të Kumanovës, e bija rahmetli hfz. Jusuf Abdullai ish imam i Xhamis Isa Beu në Shkup dhe bashkëshorte e rahmetli hoxhë Abdurahim Jashari. Shkollën fillore e kreu në Shkup kurse të mesmen në Medresen Isa Beu, hifzin e kreu te babai i saj hfz. Jusuf Abdullahi në moshën 14 vjeçare, në vitin 1985 ishte e para qe i’a dëgjuan hivzin në hapsirat e Medresesë Isa Beu – Shkup. Disa vite me radhë punoi dhe veproi si mualime dhe lexoi mukabele gjatë Ramazanit në xhaminë “Omer ibn AbdulAziz” në Kamenik të Hasanbegut.
Në emrin tim personal dhe në emër të Myftinisë së BFI – Shkup familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutemi Allahut Fuqiplotë që atë ta shpërblejë me Xhenet!
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit