MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË FSHATIN BOJANË

Më 24 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyres së Myftinisë mori pjesë në gëzimin e 20 nxënësve të mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Besar ef. Ilazi.
Me një program të begatë, para namazit të xhumasë, nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan pjesë nga Kurani famëlartë dhe interpretuan Ilahi.
Duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu dhe më pas nxënësit u pajisën me Certifikata të hatmes së mbaruar.
Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku potencoi vlerën e përmendjes së Allahut fuqiplotë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.
Pas namazit të xhumasë, Myftiu së bashku me këshillin dhe hatibin e kësaj xhamie ndau kohë që të shohë nga afër ecurinë e punimeve në rindërtimin e xhamisë së këtij fshati.