Më datë 3 shtator 2021, (e xhuma), Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili këtë ditë të bekuar të javës, i’a kushtoi xhematit të fshatit Cvetovë të malësisë së Karshiakës, i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Jetmir Jakupi.
Myftiu përcolli mesazhin e ditës në hutben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit të xhumasë.
Pas faljes së namazit, në hapësirat e xhamisë, në ambient të hapur, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 13 nxënësve në bazat e mësim – besimit islam, pranë mualimit Adil ef. Dailovski.
Këtë solemnitet e përcollën hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve dhe xhemati i fshatit Cvetovë.
Programi u hap me fjalën e rastit të Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili i cili tha:
” Këta nxënës që diplomuan sot, që të gjithë kanë të mbaruar shkallën_e_dytë, e që d.t.th se janë mjaft të përgatitur në pikëpamjen teorike dhe praktike.
Ky sukses i pamohueshëm është arritur falë punës së sinqertë e të bereqetshme të Adil Efendiut që po udhëheq me veprimtarinë arsimuese dhe edukative në këtë mekteb.
Lus All-llahun e Madhëruar që t’ia shpërblejë kontributin e tij të çmueshëm me mirësitë e dy botëve!”
Në përmbyllje të ceremonisë, gjithë nxënësve i’u ndanë diploma ndërsa në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për angazhimin, Adil Efendiut iu nda një mirënjohje në emër të Myftinisë së Shkupit.


