Xhamia e fshatit Rashçe e Poshtme, më datë 17 dhjetor 2021, para namazit të xhumasë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes.
Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe referentët e Myftinisë së Shkupit morën pjesë në duanë e hatmes me rastin e diplomimit të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nuk mungoi mirëpritja e grohtë e xhematit, këshillit të xhamisë dhe Nuri ef. Polikut. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e saj të palodhshme, Mualimes Qendresa Bakiu i ndau mirënjohje me lutje që kontributin e saj t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër! Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati.
Pas ceremonisë së duasë së hatmes, Myftiu përcolli mesazhin në hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.