MESAZHI I XHUMASË NË XHAMINË “MURAT PASHA”

Me datë,3 tetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e “Murat Pashës” që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë.
Në shoqërimin e stafit të Myftinisë, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit.
Me këtë rast, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Islami ua dorëzoi autorizimet e punës hatibit të ri h. Bilal ef. Ibish, imamëve hfz. Numan ef. Selami dhe hfz. Jusuf ef. Alievski të cilëve ju urroi suksese duke ju dëshiruar mbarësi në detyrat e tyre, ndërsa hatibit të deritanishëm Prof.Dr. Sulejman ef. Baki dhe imamit tanimë në pension hfz. Sadudin ef. Sulejman, ua dorëzoi mirënjohjet në emër të Myftinisë për kontributin e tyre shumë vjeçarë në xhaminë Murat Pasha.
Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme, ndërsa Imamëve të rinjë suksese në detyrat e tyre.