MIRËNJOHJE PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Me 15 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” filloi takimet e rregullta vjetore me përkrahësit e projekteve të jetës fetare në Myftininë e Shkupit.
Sot u ndanë mirënjohje për Eftinija impex, Tempo 99, Beko Impeks, Palma Mobilje, Sam-Sa, Restorant Korabi, On-Er, Rudi Kompani, Enord dhe Lulzimin Memeti, njëkohësisht Myftiu i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës.
Këto takime do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.
Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !