Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me referentët hfz. Irfan Sulejmani dhe dr. Fatmir Zaimi morën pjesë në fillimin e mukabeles tradicionale, leximit të Kuranit.
Është ky një aktivitet që realizohet vite më radhë në xhaminë e Duqanxhikut ku 10 hafizlerëve të udhëhequr nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi imam i kësaj xhamie, këndojnë një xhuz nga Kurani famëlartë, çdo ditë para namazit të drekës. Xhematlinjtë me mushafë të hapur përcjellin hafizët.
Në fjalën e tij, hatibi i kësaj xhamie Remzi ef. Isaku uroi xhematin me rastin e muajit të Ramazanit dhe përgëzoi hafizlerët për angazhimin e tyre.
Në fjalën e tij Myftiu uroi të pranishmit me rastin e muajit të Ramazanit përgëzoi këshilin e xhamisë për organizimin e mukabeles dhe vlerësoi lartë angazhimin e hafizlerëve.