MYFTINIA E BFI – SHKUP SHTROI IFTAR PËR PËRKRAHËSIT E JETËS FETARE

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI – Shkup shtroi iftar për afaristët, përkrahësit e jetës fetare dhe shoqërore në Shkup.
Iftarit i parapriu tribuna shkencore me temë “Praktikat bashkëkohore të zeqatit” që e zhvilloi prof dr. Mustafa Guvenç, ekspert në këshillin e lartë të Dijanetit të Turqisë.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtua sekretari i Medresesë Isa Beu mr. Lutfi Nexhipi, kryetari kuvendit të BIRK dr. Ajni Sinani, atasheu për çështje fetare në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup z. Mustafa Bodur si dhe Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i cili në fjalën e tij falenderoi të pranishmit që iu përgjigjën ftesës dhe theksoi të arriturat e Myftinisë që u realizuan me përkrahjen afaristëve dhe besimtarëve të Shkupit.