MYFTINIA E SHKUPI REALIZOI SEMINAR DYDITOR KUSHTUAR IMAMËVE DHE MUALIMËVE ME TEMË: METODOLOGJIA DHE PLANPROGRAMI MËSIMOR NË MEKTEBE

Më 6 gusht – 8 gusht 2021, në hotelin Radika Resort – Mavrovë, Myftinia e Shkupit me sukses realizoi seminarin dyditor me temë “Metodologjia dhe planprogrami mësimor në mektebe”, seminar ky i cili filloi përgatitjet një muaj më herët në bazë të planit të Myftinisë së Shkupit, ku morrën pjesë 92 imamë e mualimë që shërbejnë nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Shkupit.
Në fillim, u lexua ashere nga Hfz. Jashar Ibrahim.
Hapjen e këtij seminari e bëri Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha: “ Ky seminar ka karakter shkencor pedagogjik me qëllim të ngritjes së gjitha kapaciteteve tona edukativo-arsimore që dukshëm do të ndikon edhe në ngritjen e cilësisë së mësimit dhe edukimit të nxënësit që ndjekin bazat e mësimbesimit fetar islam.”
Myftiu mes tjerash falenderoi të gjithë imamët dhe mualimët e Shkupit që ju pergjigjen pozitivisht ftesës për të qenë pjesmarrës në këtë seminar.
Më pas fjalë përshëndetëse në këtë seminar pati Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, i cili përgëzoi Myftininë për realizimin e këtij seminari të këtij niveli të lartë me një numër të madh të pjesmarrësve, ku dëshmohet puna, angazhimi dhe kontributi i Myftinisë për të qenë në shërbim të jetës fetare në Shkup.
Në seancën e parë u zhvillua tema: “Përdorimi i elifbasë dhe përditësimi i metodës së mësimit të grafisë arabe” të cilën e trajtoi doc. Dr. Ziber Lata, profesor pranë FSHI-së.
Në seancën e dytë Prof.Dr.Naser Ramadani, professor pranë FSHI – së, trajtoi temën: “Metodat dhe teknikat mësimore në zhvillimin e orës së mësimbesimit”dhe temëne dytë : “Kurrikula dhe libri mësimor në mektebe”
Në seancën e tretë u zhvillua trajnimi: “Bazat e komunikimit efektiv gjatë ligjërimit dhe ndërtimit të raporteve” të cilën e zhvilloi në formatin e punëtorisë trajnuesi profesional Leonard Kaja.
Në ditën e dytë të seminarit, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili paraqiti një pasqyrë mbi punën e realizuar në gjitha sektoret e Myftinisë së Shkupit.
Myftiu dha informacione zyrtare mbi: Sadakatul-fitrin, projektin “Kurbani 2021”, arritjet në sferën e Vakufit dhe punën mediatike pranë Myftinisë së Shkupit.
Në fund të fjalimit të tij, përgëzoi bashkëpunëtorët e tij për realizimin e këtij seminari mjaft të rëndesishëm, ku mes tjerash tha :
“Falenderoj publikisht gjithë hoxhallarët që ishin pjesë e këtij seminari.Poashtu shpreh falenderim dhe mirënjohje për ligjëruesit e këtij seminari; ligjëruesit e dy seancave të para, që dhanë shpjegimet dhe udhëzimet e tyre mbi veprat tona të fundit, ELIFBANË dhe ILMIHALIN; Prof.Dr. Naser Ramadanin, doc. Dr. Ziber Lata si dhe trajnuesin Leonard Kaja, që në seancën e fundit zhvilloi punëtori në fushën e komunikimit.
Një du’a e veçantë tek All-llahu edhe për sponsorin nga Shkupi që pjesërisht mbuloi harxhimet e këtij seminari e që dëshiron të ngel anonim, All-llahu i’a shtoftë mirësitë!”
Në përmbyllje të seminarit, të gjithë pjemarrësve ju ndanë certifikata.
Myftinia e Shkupit falenderon donatorin që i mbuloi pjesërisht harxhimet e këtij seminari, duke lutur Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme.