MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI SHPËRNDARJEN E AFËR 1000 PAKOVE TË MISHIT TË KURBANIT

Sot, 1 gusht 2020, nën organizimin e Myftinisë Shkupit u shpërndanë afër 1000 pako me mish kurbani.

Pakot u shpërndanë në 4 rajonet e Myftinisë së Shkupit: rajoni i qytetit, rajoni i karadakut, rajoni i karshiakës.

Për shkaqe objektive, pakot e caktuara për rajonin e dërvenit do të shpërndahen ditën e nesërme.

Faza e shpërndarjes u organizua në koordinim me hoxhallarët dhe kryetarët e këshilleve pranë xhamive të Myftinisë së Shkupit.

Procesi filloi me caktimin paraprak të lokaliteteve në katër rajonet e Myftinisë dhe më pas u shpërndanë nëpër familjet nevojtare dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Myftinia e Shkupit do të vazhdon me shpërnarjen e pakove edhe gjatë ditëve në vijim.