Veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit veprën e radhës të Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi, “Rregullat gjithëpërfshirëse të sheriatit islam”.
“Jurisprudenca islame është një strukturë e fuqishme e Islamit dhe ligj i Allahut, me të cilën muslimanët formësuan jetën e tyre, u bashkuan në adhurime dhe në raportet ndërmjet tyre.
Ajo është pikënisja e civilizimit të mrekullueshëm të umetit, themel i krenarisë së tij, forcë e jetës.
Andaj dalja në dritë e kësaj vepre le të jetë shtytje për studiuesit e jurisprudencës islame që të thellohen në hulumtimin dhe shqipërimin e veprave madhore që do të jenë në shërbim të besimtarëve të vendit tonë.
Autorit i dëshirojmë jetë të gjatë me lutje drejtuar All‐llahut Fuqiplotë që ta begatojë me të mirat e të dy botëve.” – shkruan në faqet e para, në fjalën e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili.
Prof. Dr. Taxhedin Bislimi, është ligjërues pranë Fakultetit të Shkenca Islame në Shkup, që nga viti 1997.
Myfti i Myftinisë së Shkupit, nga viti 2006-2009
Autor i shumë veprave, kryesisht të shkencës së fikhut dhe Usuli fikhut, e më të njohura janë:
1. Hyrje në shkencën e Usuli Fikut (bot. i parë) 2003
2. Pesë shtyllat e Fesë islame (bashkautor) 1998
3. E drejta Familjare në Islam (bashkautor) 1996
4. Tre vendet e shenjta, Mekë, Medinë, Kuds, 2013
5. Vakëfi në Maqedoni, 1391-2000 , 2007
6. Medreseja Medah e Ataulla ef. dhe nxënësit e saj, 2011
7. Gazi Isa Beu dhe bamirësitë e tij, 2012
8. Mevludi, historiku dhe dispozita e tij, 2007
9. Atributet e hipokritëve në suren Teuvbe, 2011
10. Talkini mbi të vdekurin, 2003
11. Grushina në të kaluarën dhe sot, 2013
12. Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, vëllimi I-II, 2018
13. Teoria e kontratës, 2019
14. Vlera e Kurani Kerimit dhe edukata e leximit të tij , 2020
15. Kontrata e Pajtimit mes muslimanëve sipas së drejtës islame dhe roli i saj te populli shqiptar, 2020
16. Punime të ndryshme me qasje fikhore, 2020.