MYFTINIA E SHKUPIT NXORI NGA SHTYPI VEPRËN ‘ELIFBAJA E KUR’ANIT FISNIK’

Me përkrahjen e Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, Myftinia e Shkupit ndërmori iniciativën për përgatitjen e një abetareje e cila do t’i përshtatej punës dhe programit arsimor dhe ta aplikojë nëpër gjitha mektebet e territorit te saj.
Të nxitur nga nevoja për një Elifba të unifikuar, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit veprën e radhës ‘Elifbaja e Kur’anit fisnik’.
Me përgatitjen e kësaj Elifbaje, Myftinia e Shkupit mori një hap të qëlluar drejt lehtësimit të mësimit të shkronjave të Kur’anit Fisnik.
Me këtë vepër, mëtojmë që t’i ndihmojmë mualimët tanë në punën e tyre fisnike, si dhe ta ndihmojmë çdo nxënës në këtë rrugëtim të shenjtë që sa më lehtë dhe më qartë të mësojë leximin e Kur’anit Fisnik.
Shprehim mirënjohje dhe falenderim për përkushtimin e referentit të sektorit fetar-arsimor në Myftininë e Shkupit, Mr. Nexhmi ef. Feratin, që falë punës së tij të palodhshme, elanit për punë, po arrin që në sferën e arsimit fetar t’a kryejë detyrën e tij me sukses.
Falenderojmë publikisht gjithë ata që me mjeshtrinë dhe përvojën e tyre dhanë kontributin të madh që kjo vepër e rëndësishme të del në dritë; autorin e veprës Doc.Dr. Ziber Lata; recensentin e kësaj vepre Prof. Dr. Naser Ramadani; lektorin Mr. Elez Ismaili; dhe Halil Berisha për disenjinim artistik të Elifbasë.
Lusim All-llahun Fuqiplotë, të gjithë ata që ndihmuan që ky botim të dalë në dritë dhe të gjithë ata që do të punojnë me të, t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme.