MYFTINIA E SHKUPIT PJESMARRËSE NË DEBATIN E ORGANIZUAR NGA CCG ME TEMË “DIALOG PËR NDËRTIMIN E BESIMIT NDËRINSTITUCIONAL”

Sot, 29 mars 2022, e martë, Orhan ef. Sali dhe Fadil ef. Ramadani, në cilësinë e përfaqësuesve të Myftinisë së Shkupit për rajonin e komunës së Sarajit, morën pjesë në debatin e organizuar nga CCG -‘Centre for Common Ground’ (Qendra për Bazë të Përbashkët) me temë: “Dialog për ndërtimin e besimit ndërinstitucional”.
Projekt ky i cili i përfshinë përfaqësuesit e pushtetit vendor, përfaqësuesit e institucioneve arsimore, policinë , nëpunësit fetarë dhe përfaqësues rinorë.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të ndërtojë komunitete lokale të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit përmes ndërtimit të kapaciteteve ë përbashkëta insitucionale.