Sonte, (08.11.2019),Myftinia e BFI – Shkup, realizoi manifestimin qendror kushtuar javës së lindjes së Muhamedit a.s
Në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, këshilltarin për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë z.Murat Alkan, hoxhallarë e hafëzllarë, dhe një numërit të madh të xhematlinjve në xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u përkujtua lindja dhe vepra e Muhamedit a.s.
Xhamia, ishte e stërmbushur me besimtarë që u mblodhën për ta përkujtuar lindjen e Muhamedit a.s me program të begatë fetar ku u lexuan Kuran, Mevlud dhe ilahi nga hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të trojeve tona nga vendi dhe jashte :
Në fillim fjala përshëndetëse i takoi Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha:
” Sonte, kemi nderin që të përkujtojmë lindjen e të Dërgusrit tonë, vulës së Pejgamberisë, Muhamedit a.s, në këtë shtëpi të Zotit që dikur ishte lënë pas dore, e po ndjamë këto çaste shpirtërore pêr t’i dërgouar salavate shpirtit të tij të Bekuar”
Me këshillë të pranishmëve iu drejtua Fadil ef.Ramadani i cili tha se :
“Ne si besimtarë, e kemi për obligim që ta përkujtojmë mëshirën e gjithë botrave, Muhamedit a.s, i cili dha gjithçka për ta mbrojtur fjalën e Allahut”
Pjesë e këtij programi ishin;
N.Muhtar Acar- këshilltar pranë Dijanetit të Turqisë
Davud Avci- muezin në xhaminë Sulejmanie të Stambollit
Menduh dhe Deniz Allajbegu- ilahistë nga Prizreni
hfz.Xhemail Nuhiu – përgjës pranë Institutit të Hifzit – Shkup
Hfz.Sabaatin Nuhiju mualim pranë mektebit “Drita” – Shkup
Hfz.Ataullah Kurtish – imam në xhaminë Haxhi Ballaban Shkup
Hfz.Adnan Elmazi- mualim pranë mektebit ‘Ikre’ – Studeniçan
Ky program u përmbyll me lutjen e rastit nga ana e Llokman ef.Kamberit, hatib në xhaminë “Allaxha” – Shkup.