Myftinia e Shkupit, të shtunën më 24 korrik 2021, realizoi me sukses natën e tretë, me të cilën përmbylli “Netët Kulturore Islame ‘21”.
Në këtë mbrëmje, u promovua vepra e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, libri me titull “Xhamia simbol i Shkupit”.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin Reisul Ulema H.Hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Kryetari i O.H. “Hilal” H. Fadil ef. Ramadani, Prof. Dr. Muzafer Bislimi, zv. drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së, recensenti i librit, Mr. Fati Azizi, redaktori i veprës, dr. Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, hoxhallarë, hafëzllarë e xhemat i Shkupit dhe mysafir nga vendi e nga jashtë.
Programi u hap me ashere të lexuar nga Jasin Hajredini, nxënës i mektebit ‘Uhud’ të Dizhonit, fitues i Garave Kur’anore të zhvilluara mes nxënësve të mektebeve.
Pastaj, nikoqiri i këtij aktiviteti, Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i’u drejtua te pranishmeve me fjale pershedetese.
Myftiu ne fjalimin e mbajtur theksoi rendesine e ketij organizimi, duke shtuar se nepermjet ketij organizimi Myftinia e Shkupit qëllim parësor e ka avansimin e punes se mektebeve te Shkupit, duke i nxitur e stimuluar nxënësit që të shfaqin shkathtësitë e tyre në shumë sfera tjera, e me këtë afirmohet vet puna dhe kontributi i mualimëve tanë.
Fjalë përshëndetëse pati Mr. Fati Azizi, redaktor i librit, i cili paraqiti përvojën e tij në redaktimin e veprës.
Fjalë përshëndetëse pati edhe recensenti i librit Prof.Dr. Muzafer Bislimi, i cili paraqiti vlerësimet e tij rreth ketij punimi.
Më pas, vijoi video-prezantimi i vepres së Myftiut, “Xhamia, simbol i Shkupit”.
Fjala e rastit i takoi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Pas fjalimeve të mbajtura, vijoi ndarja e shpërblimeve nga ana e Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili.
Mirënjohje në këtë mbrëmbje përmbyllëse, iu dha kompanisë “Resaurant & Villa Reka’’ që mbështetën botimin e librit dhe veprimtarinë tone edhe përgjatë këtij viti.
Në këtë mbrëmje i ndamë MIRËNJOHJE Haxhi Qani Sinanit, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin dhe shërbimin e tij të pandërprerë dhe të përkushtuar 40 vjeçar si mualim, duke e shndërruar shtëpinë e tij në mekteb ku gjenerata të tëra ndoqën mësim-besimin islam.
Në fund, vijoi ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për nxënësit që fituan tri vendet e para në ‘natën e poezisë’ dhe ‘ilahi islame’ dhe në natën e dytë – Bukurlexim i Kur’anit”, për anëtarët e komisioneve vlerësuese dhe mualimët që dhanë kontribut në këtë aktivitet.
‘Supermarket Kruger’- Hasanbeg, i mbuloi shpenzimet e shpërblimeve për nxënësit që u kualifikuan në tri vendet e para.
Lusim All-llahun që t’i shpërblejë me mirësitë e dy botëve.