MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘ZGJEDHJET PËR ORGANET KOLEKTIVE TË BFI’

Myftinia e Shkupit, më datë 20 dhjetor 2021, e hënë, në prani të 237 delegatëve, realizoi me sukses zgjedhjet për organet kolektive të BFI-së. Nën udhëheqjen e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, në prani të kryetarit të KQZ pranë BFI-së Irsal ef. Jakupi, nënkryetarit të KQZ dr. Abdulkerim ef. Iseni , Komisionit Rajonal Zgjedhor; mr. Nexhmi ef. Ferati (kryetar), Nevzat ef. Ameti (anëtar), z.Armend Halimi (anëtar), u zhvillua procesi zgjedhor në pajtueshmëri me Rregulloren e BFI-së mbi zgjedhjet, të drejtat dhe obligimet e Myftinive të BFI-së.

   

Në fillim të punimeve, u zgjodh procesverbalisti dhe komisioni verifikues.
Në pjesën e parë të mbledhjes u paraqit rendi i ditës, u krijua hapësirë për diskutime, mendime të lira dhe më pas gjithë të pranishmit shfrytëzuan të drejtën e tyre për të dhënë propozime – emra për kandidatë për anëtarë të Myftinisë dhe kuvendarëtë BFI-së. Nga gjitha emrat e propozuara u formuan listat e veçanta me të gjitha kandidaturat.

Pas verifikimit listave të kandidatëve, filloi procesi zgjedhor, në mënyrë shumë transparente, ku secili delegat shfrytëzoi të drejtën e vet dhe shprehi vullnetin e vet për të votuar për kandidatin e tij të preferuar me votim të lirë dhe të fshehtë.

Pas realizimit të procesit të votimit, filloi numërimi i votave në prani të gjithë pjesmarrësve dhe u shpallën emrat që fituan të drejtën e përfaqësimit në kuvendin e Myftinisë dhe emrat që fituan të drejtën e përfaqësimit si anëtarë të kuvendit të BFI-së.
   
Anëtarët e ri të Myftinisë së Shkupit të zgjedhur nga nëpunësit fetarë janë:
1. Muharem Ismaili
2. Ibraim Ibraimi
3. Ali Ziberi
4. Shefket Baftjari
5. Orhan Saliu
6. Llokman Kamberi
7. Talha Kurtishi

Anëtarët e ri të kuvendit të BFI-së të zgjedhur nga nëpunësit fetarë janë:
1. Remzi Isaku
2. Nesip Demiri
3. Isak Çilafi
4. Kadrija Muriç
5. Fidush Ibraimi

Anëtarëve të zgjedhur u dëshirojmë sukses e mbarësi në angazhimin e tyre.
Lusim Allahun Fuqiplotë që secili prej tyre nëpërmjet dijes, përvojës dhe transparencës të japë kontribut në shërbim të avansimit të BFI-së dhe në shërbim të jetës fetare islame në vendin tonë.