MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI NATËN E DYTË KUALIFIKUESE TË KUIZIT ISLAM TË DITURISË ’20

Më 10 mars 2020, në xhaminë “Sulltan Fatih Mehmet” të fshatit Batincë, pas namazit të jacisë, u realizua me sukses nata e dytë kualifikuese e kuizit islam të diturisë, garë kjo që u zhvillua nëmes nxënësve të mektebeve të rajonit të karadakut dhe karshiakës.

Krahas një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve, të pranishëm në këtë organizim ishin referentët e Myftinisë, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit dhe familjarë të nxënësve.

Në fillim të programit, fjala mirëseardhëse i takoi imamit të xhamisë Ramadan ef.Hajredinit i cili mes tjerash në fjalën e tij mirëseardhëse , në cilësinë e nikoqirit në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë për përzgjedhjen e xhamisë së fshatit Batincë për të realizuar këtë aktivitet mjaft me vlerë që ka për qëllim promovimin e punës së palodhshme të mualimëve.

Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua përgjegjësi i këtij aktiviteti, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë mr.Nexhmi ef. Ferati.

“Këto organizime kushtuar nxënësve tanë, që ne po i realizojmë si Myftini e Shkupit, janë mundësia më e mirë për të parë pasqyrën e punës madhështore e të mualimëve tanë, qasjen e tyre serioze ndaj përgjgjësisë dhe përkushtimin në punën e shenjtë qê e ushtrojnë nëpër mektebet tona, në edukimin e të rinjve tanë mbi bazat e mësim besimit islam.” -tha mes tjerash në fjalën e tij.

Në pjesën e fundit të programit, nga ana e komisionit vlerësues u ranguan më të mirët e kësaj nate kualifikuese për në finalen e ditës së mërkurë ku i’u ndanë mirënjohje të gjithë nxënësve nga ana e referentit Fejsall ef.Kadriu.

Nxënësit që fituan më së shumti pikë dhe që do të garojnë në natën finale janë:

Sabri Zeqiri
Verda Qazimi
Remzije Saiti
Abdulbasit Memeti

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup