MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI SEMINARIN DYDITOR “MEKTEBI, NËNA E EDUKIMIT”

Myftinia e Shkupit, më datë 16-18 gusht 2022, realizoi seminarin dyditor kushtuar mualimeve që veprojnë në mektebet e Myftinisë së Shkupit me temë: “Mektebi, nëna e edukimit”.
Në këtë seminar dyditor ku u trajtuan disa nga sfidat dhe çështje të rëndësishme që lidhen me mbarëvarjtjen e procesit të mësimbesimit, morën pjesë 20 mualime që veprojnë nëpër mektebet e Myftinisë së Shkupit.
Hapjen e seminarin e bëri sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati, i cili shprehi mirënjohje pë të gjithë mualimet që marin pjesë në këtë aktivitet si dhe falenderoi ligjeruesit e seminarit për kontributin e tyre që do të japin gjatë këtyre ditëve përderisa zhvillohet seminari.
Më pas, shpalosi agjendën e seminarit si dhe paraqiti ligjëruesit e seminarit.
Në ditën e parë të seminarit, 16 gusht 2022, nën moderimin e kryetares së Departamentit të Gruas, Xheuhere Ramani, u realizuan dy seanca:
Në seancën e parë, prof. dr. Musa Musai trajtoi dy tema, dhe atë:
1.“Mësimdhënësja e mektebit dhe menaxhimi me klasën” dhe;
2. “Zhvillimi i vetdisiplinës dhe përgjegjësitë te fëmijët e moshës parashkollore e deri në adoleshencë ”
Në seancën e dytë, Mr. Sc. Zemrijete Bela trajtoi temat:
1. “Karakteristikat e një mualimeje të suksesshme” dhe;
2.“Sfidat me të cilat përballen mualimet gjatë punës së tyre me nxënës”.
Në pjesën përmbyllëse të seminarit, prezentoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili.
Fjala kryesore në këtë semiar i takoi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përshëndeti këtë aktivitet, ku mes tjerash shprehi mirënjohje në emër të Bashkësisë Fetare Islame për kontributin e Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, për ligjëruesit; Prof.Dr. Musa Musai dhe Mr. Sc. Zemrijete Bela si dhe për mualimet pjesëmarrëse të këtij seminari.
“E ndjej për obligim që të falenderoj publikisht, Mr. Sc. Zemrijete Bela dhe Prof. Dr. Musa Musai si ligjerues, ekipin organizativ të myftinisë dhe sektorin e femrës për kotributin e tyre në këtë seminar mjaft të rëndësishëm për mualimet tona dhe për ne si bartës të jetës fetare islame në Shkup.
Myftinia e Shkupit, me të gjitha kapacitat e saja, mëton që të realizojë seminare e aktivitete të ndryshme joformale të ngritjes profesionale të mualimeve të Shkupit sepse të kryesh detyrën e mualimes do të thotë të kuptosh se ke rolin e nënës për gjithë ata nxënës që, prindërit e tyre i orientojnë në mekteb pë ta mësuar Fjalën e Allahut të Lartësuar.
Nëpërmjet mualimeve tona, ne po vëndojmë baza të shëndosha për një të ardhme të shëndoshë.” – u shpreh Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij.
Krejt në fund, mualimeve iu ndanë certifikata për pjesëmarrje si dhe ligjëruesve iu ndanë mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e tyre.