MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI TRAJNIMIN KUSHTUAR KANDIDATËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Në prezencë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 11 qershor 2023, Myftinia e Shkupit realizoi seminar kushtuar 458 kandidatëve nga Shkupi, që do të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit.
Programi i moderuar nga Hfz. Irfan ef. Sulejmani, filloi me leximin e Kuranit Famëlartë nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi, imam i xhamisë “Duqanxhik” – Shkup
Fjala kryesore në këtë trajnim i takoi Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili.
Myftiu zhvilloi një prezantim të detajizuar në formën teorike dhe praktike, ku përcolli udhëzimet dhe informatat e nevojshme mbi rregullat e Haxhit, vendet e shenjta që do të vizitohen, si dhe informatat tjera zyrtare mbi organizimin e përgjithshëm.
Fejsall ef.Kadriu sqaroi mënyrën praktike të veshjes së Ihramit dhe kujdesit që duhet të kenë haxhilerët gjatë kohës së qëndrimit me Ihram.
Duanë e bëri H. Sali ef. Murtezani imam në fshatin Semenisht.
Në fund, të gjithë pranishmëve iu ndanë materialet e nevojshme si ihrami, shamia, bexhi, çanta, doracaku “Haxhi dhe Umreja, për ta përmbyllur me një drekë modeste të shtruar nga Myftinia e Shkupit.
Allahun Fuqiplotë e lusim që haxhinjëve t’u japë shëndet dhe të kthehen me Haxh të pranuar insha Allah!