MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON ME SUKSES MBLEDHJEN E 16-TË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Më 2 shtator 2021 (e enjte), u realizua me sukses mbledhja e 16-të, me anëtarët e Myftinisë së Shkupit.
Në këtë mbledhje, ishte i pranishëm kreu më i lartë fetar në vend, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Drejtori për Kulturë pranë Rijasetit të BFI- së, Musanif ef. Rufati.
Reis’ul-Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu, në fjalën e tij para anëtarëve të pranishëm, në fillim përshëndeti punimet e kësaj mbledhjeje, e pastaj shprehi konsideratën e tij për punën dhe angazhimin proaktiv të Myftinisë së Shkupit, në shërbim të besimtarëve të Shkupit.
Më pas, para gjithë të pranishmëve, Myfitu i Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili raportoi punën e realizuar brenda periudhës dymujore.
Para raportimit të aktiviteteve, u njoftuan anëtarët e pranishëm për angazhimin e Hfz. Irfan ef. Sulejmanit, në pozitën- Referent i sektorit fetar-arsimor dhe përgjegjës i rajonit të Karshiakës pranë Myftinisë së Shkupit, ndërsa Mr. Nexhmi ef. Ferati referent për rajonin e Dërvenit.
Myftiu në detale i raportoi arritjet, sfidat dhe aktivitetet e realizuara gjatë periudhës dymujore:
– Realizohet me sukses aktiviteti treditor “Netët Kulturore Islame ’21″;
– Realizohet me sukses seminari dyditor “Metodologjia dhe planprogrami mësimor në mektebe” kushtuar imamëve dhe mualimëve;
– Kthehet në pronësi të vakëfit të Myftinisë Shkupit; Kapan An-i; Bezisteni; dhe objekti i mëparshëm i kinemasë ‘Napredok’.
– Me financimin direkt dhe me përkrahjen e donatorëve të saj, Myftinia_e_Shkupit , kontribuoi me vlerë prej 45.000€, dhe barti procesin e sigurimit të tokës – vakëf për xhaminë_e_Hatunxhukut;
– Autorizohen 7 nëpunës fetarë: hfz. Ferat ef. Plakaj, hfz. Jetmir ef. Zendeli, Sheip ef. Ismani, Ali ef. Shabani, hfz. Nesim ef. Bajrami, Hazir ef. Jashari dhe Sead ef. Jashari;
– Vaksinohen 41 nëpunës fetarë në bashkëpunim me Poliklinikën “Çair”;
– Procedura e shlyerjes së borxheve të xhamive tona ndaj EVN: Stagnon procesi për shlyerjen e borxheve të xhamive ndaj EVN, si pasojë e dy kontesteve; Xhamia e fshatit Bojanë e cila ka borxh në vlerë prej afër 13000 € dhe xhamia e fshatit Sveta Petkë e cila ka borxh në vlerë prej afër 8000 €;
– Me përkrahjen e Myftinisë së Shkupit, Pajazit ef. Kadrievskit i mbulohen gjitha shpenzimet në vlerë prej 2000 €, dhe më pas fiton statusin e pensionistit;
– Myftinia e Shkupit, Femi ef. Nuhijut i siguron rrogë mujore në vlerë prej 10.000 den. dhe merr përsipër mbulimi i gjitha shpenzimeve të nevojshme për rregullim e statusit të tij pensional në të ardhmen;
– Angazhimi i Myftinisë së Shkupit në rrafshimin e mirëmbajtjen e parcelës së varrezave në fshatin Bllacë, deri në krijimin e kushteve për fillimin e projektit të varrezave. (përshkak të punimeve të zhvilluara në autostradën Shkup-Bllacë);
– “Kurbani 2021” – këtë vit Myftinisë së Shkupit i’u besuan 1298 kurbana, (pa kurbanat e Medresesë Isa Beu në Shkup), ndërsa janë shpërndarë 3300 pako me mish kurbani.
Pas diskutimit dhe shkëmbimit të ideve dhe sugjerimeve nga ana e anëtarëve mbi punën e mëtutjeshme u sollën këto vendime :
– Të unifikohen tabelat e xhamive
– Në rrethana të veçanta siç është rasti i pandemisë së Covid-19, të respektohen gjitha protokolet e institucioneve kompetente dhe vendimit tonë institucional mbi larjen e xhenazes (përgjegjësia bie mbi familjen dhe nëpunësin fetar)
– Të pezullohet mësim-besimi nëpër gjitha mektebet e Shkupit me prezencë fizike përgjatë muajit shtator (rekomandohet që procesi të realizohet “online”)
– Ligjërata e xhumasë të jetë sa më e shkurtër dhe përmbledhëse (të mos zgjasë më tepër se 10 minuta).
Këtë vit, anulohen gjitha aktivitetet e manifestimit tradicional “Java e lindjes së Muhamedit s.a.v.s”