Myftinia e Shkupit shpall konkurs letrar për poezi me motive fetare islame

KONKURS
Myftinia e Shkupit shpall konkurs letrar për poezi me motive fetare islame.
✅Konkursi është i hapur dhe vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 10 deri më 15 vjeç, nga Shkupi.
✅Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj.
✅Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.
✅Juria profesionale do të bëj përzgjedhjen e poezive ku do të
shpërblehen fituesit e vendit të I-rë, vendit të II-të dhe vendit të III-të.
✅ Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Korrik 2021- 18 Korrik 2021.
📧Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 18 Korrik 2021, në postën elektronike të
Myftinisë së Shkupit: myftinia.shkup@gmail.com
Bashkëngjitur me e-malin të shënohen:
1. Emri dhe mbiemri i autorit
2. Datëlindja
3. Vendbanimi
4. Numër kontakti