Gjatë ditës së dytë dhe të tretë të festës së Kurban Bajramit, 21-22 korrik 2021, u realizua me sukses ndarja e mishit të kurbanit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit; qytet, karadak, derven e karshiakë.
Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive te Shkupit, të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu.
Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore.
Allahu e pranoftë!