Sot, më 03 prill 2022 – 2 Ramazan 1443H, Myftinia e Shkupit organizoi iftarin e paraparë për hoxhallarët dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit.
Këtë iftar me prezencë e nderoi Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë që veprojnë nëpër xhamitë tona, mutevelinjtë dhe referentët e Myftinisë.
Të pranishmit me fjalë përshëndetëse i përshëndeti Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, i cili shprehu mirënjohje dhe kënaqësi të veçantë që kësaj ftesë iu përgjigjigjën shumica e të ftuarve me ç’rast ky iftar nënkupton se të gjithë ata ta ndjejnë veten pjesë e pandashme e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit.
Myftiu në fjalimin e tij, mes tjerash tha:
“Të nderuar hoxhallarë e mutevelinj të xhamive tona, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun e Madhëruar që agjërimin e kësaj dite të na e pranojë.
Ju, jeni në shërbim të xhematit e xhamisë; falë kontributit tuaj ne arrijmë që të realizojmë gjitha synimet tona, që të jemi në shërbim të besimtarëve tanë.”