MYFTINIA E SHKUPIT TUBOI BESIMTARËT E HARAÇINËS PËR TË SHËNUAR DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S

Më 06.11.2019, pas faljes së jacisë, në Xhaminë e fshatit Haraçinë u mbajt program i begatë me hafëzllarë e hoxhallarë të mirënjohur të Shkupit, për nder të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed a.s

Në këtë program morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët nga Myftinia e Shkupit, hoxhallarë dhe një numër i madh i xhematlinjve të këtij rajoni.

Hatibi i xhamisë, Daut ef.Bajrami, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Myftininë e Shkupit që përzgjodhi xhaminë e Dëshmorëve për të realizuar këtë program kushtuar Muhamedit a.s

Në këtë program u lexuan pjesë nga Kurani, mevlud, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s me hoxhallarë e hafëzllarë të mirënjohur të vendit tonë.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash tha:

“Sonte, kemi nderin që të prezentojmë në këtë anë ku ndër vite është kultivuar feja, është ngritur Fjala e Allahut dhe është mbrojtur vatani në të njëjtën kohë, ashtu siç na ka porositur Pejgamberi ynë Muhamedi a.s, se feja e vatani janë të shenjta për besimtarin dhe duhet të ruhen me krenari deri në frymën e fundit”
Të pranishmëve iu drejtua me disa këshilla Sadudin ef.Murati, hatib në xhaminë e fshatit Krushopek.

Në fund, lutjen e këtij tubimi e bëri hoxhë Ali ef.Sadiku, hatib në xhaminë “Rezistenca”

Myftinia e Shkupit, do të vazhdon me realizimin e programeve të parapara brenda kësaj jave.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup